Qindra njerëz në të gjithë botën janë përfshirë sot në Ditën Botërore të Luftës me Jastëk.

Kjo festë gjatë këtij viti organizohet si pjesë e Lëvizjes Urbane të Lojës dhe mbahet sot në 7 prill.

Mijëra banorë morën “armët” e tyre dhe u mblodhën në sheshe për të filluar luftën me jastëkë dhe për të qëlluar edhe të huaj në emër të një argëtimi të plotë.

Një udhëzues e dekurajon luftën me jastëkë në një park, jo vetëm për mbeturinat e krijuara, por cilësohet se pjesa më e madhe e eventeve të organizuara në një park janë të mërzitshme dhe njerëzit nuk do të mund të argëtoheshin. 

Për të pestin vit radhazi, Trafalgar Square u pushtua për një orë nga relaksimi në diell i Londinezëve në luftën me jastëkë.

Skenat e entuziamit u përsëriten në qytetet e mëdha amerikane përfshirë Atlanta, Boston, Çikago dhe deri në Hong Kong.

Ka pasur vetëm dy rregulla.

Nuk lejohet të goditen personat me kamera dhe aparat fotografik, ose dikush që nuk është i armatosur me një jastëk.

Personat pjesë e eventit ishin të cdo moshe.