KENIA, 6 prill 2013 – E përditshmja britanike Guardian tregon historinë e Kakenya Ntaiya, e cila në moshën 12 vjeçare ra dakort për një pakt me babain e saj. Do të merrte pjesë në ritin masai të kalimit “në moshë madhore”, që nënkupton “synetllëkun” e vajzave, dhe më pas mund të ishte e lirë të ndiqte shkollën e lartë.
Nëse ajo do të largohej nga shtëpia, babai i saj do të mbulohej me turp, kështu që vajza pranoi ritin e tmerrshëm. Vetëm pasi vajti në SHBA ajo kuptoi se riti të cilit iu nënshtrua është një gjymtim seksual për femrat dhe konsiderohet i jashtëligjshëm, megjithëse në Kenia ai vazhdon të aplikohet.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjymtimi gjenital femëror është një dhunim i të drejtave të vajzave dhe grave dhe dëshmi e pabarazisë njerëzore
Pas përfundimit të shkollës Ntaiya është kthyer në fshatin e saj për të ngritur një shkollë, e cila shpëtoi 125 vajza nga riti makabër i etnisë masai.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





