SHBA, 6 prill 2013 – Një polic i infiltruar ka pranuar shërbimin sekual nga një prostitutë, para se ta arrestonte këtë të fundit. Por pikërisht ky fakt po përdoret tashmë nga punonjësja e seksit dhe avokati i saj në procesin gjyqësor të ngritur mbi këtë rast. Sipas avokatit, policia kryen të njëjtat shkelje, ndërsa propagandon se po lufton kundër tyre.

Rasti është regjistruar në Pensilvani, SHBA, dhe ka për protagonist policin Ronald Depellegrin. Polici në fjalë po punonte nën identitet të rremë për të mbledhur prova mbi veprimtarinë e një gruaja me emrin Diana Groos, e cila reklamonte aktivitetin e saj si punonjëse seksi përmes një faqeje interneti ku shfaqej me identitet të rremë.

Në raportin e tij, polici ka shkruar se Beckie (emri që gruaja përdorte gjatë takimeve të seksit) është zhveshur para tij dhe pasi i ka vendosur një prezervativ ka kryer seks oral me të. Pasi prostituta ka përfunduar shërbimin, polici është veshur, i ka treguar se kush ishte dhe e ka arrestuar.   

Gruaja është ndaluar me akuzën “ushtrim prostitucioni”, ndërkohë që në apartamentin e saj u gjetën shiringa dhe mjete të tjera për injektimin e heroinës.  

Sipas avokatit mbrojtës të prostitutës, polici është sjellë po njësoj si kriminelët, të cilët policia deklaron se po i lufton. Ndërkohë komisariati i policisë për të cilin punonte efektivi i rendit i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/