·        Studimi: vetëm një shqiptar dhe një kosovar luftojnë në anën e forcave rebele në Siri 

LONDËR, 6 prill 2013 – Ndryshe nga sa është spekuluar në mediet e Tiranës, vetëm një shqiptar dhe një kosovar luftojnë në anën e forcave rebele në Siri dhe vetëm një shtetas shqiptar mund të ketë qenë dëshmor, kështu thuhet në një studim të thelluar, shkruar nga Aaron Y. Zelin, përfitues i bursës Richard BorowFellow në Institutin e Uashingtonit për Politikat në Lindjen e Afërme (Washington Institute for Near East Policy) në Uashington DC.

Studimi është botuar në Londër në sajtin e ICSR-së (International Centre for the Study of Radicalisation – Qendra ndërkombëtare e studimit të radikalizmit), pjesë e institucionit të njohur britanik arsimor King’s College London

ICSR-ja po monitoron konfliktin sirian, si pjesë e një studimi më të gjerë mbi transformimin e Al Kaedës në prag të Pranverës Arabe.

ICSR-ja u themelua në janar të vitit 2008.

ICSR është partneritet unik, i cili bashkon pesë institucione të mëdha akademike: King’s College London, universitetin e Pensilvanisë; qendrën ndërdisiplinore Herzliya (Izrael), institutin jordanez të diplomacisë dhe universitetin e Xhorxhtaunit (Georgetown).

ICSR-ja ka edhe si filiale qendrën e kërkimeve shkencore në politikë në Nju Delhi dhe institutin e studimeve të paqes të Pakistanit në Islamabad.

ICSR-ja është iniciativa e parë e këtij lloji në të cilin institucionet arabe dhe izraelite akademike punojnë së bashku.

ICSR-ja ka si qëllimi dhe mision edukimin e publikut mbi diplomacinë dhe strategjinë e administratës publike si dhe politikën, sigurinë dhe kundër-terrorizmin dhe zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Brenda kësaj është dhe edukimi në çështjet që lidhen me dhunën politike dhe radikalizimin.

 

Javët e fundit ka pasur alarme lidhur me myslimanët evropianë që janë bashkuar me rebelët sirianë. Një raport në britaniken Independent bënte fjalë se më shumë se 100 britanikë kanë shkuar në Siri; Le Figaro jep shifrën 50-80 francezë; Der Spiegel flet për “dhjetëra” gjermanë; Jyllands-Posten përmend 45 danezë. Holanda ndërkaq ngriti nivelin e kërcënimit nga terrorizmi deri në atë “të konsiderueshëm” bazuar në shqetësimet se – nga 100 apo më shumë individë që besohet se kanë shkuar në Siri – disa mund të kthehen në Holandë dhe të përfshihen në sulme terroriste.

Ky studim i ICSR-së ofron një vlerësim të parë të plotë empirik se sa evropianë janë bashkuar me rebelët në Siri. Kjo tregon se ka rëndësi shkalla në të cilën konflikti sirian ka mobilizuar myslimanët në të gjithë botën: 140-600 evropianë kanë shkuar në Siri që nga viti në fillim të 2011, duke përfaqësuar 7-11 për qind të numrit gjithsej të luftëtarëve të huaj. Shërbimeve evropiane të sigurisë u është rekomanduar që të miratojnë një qasje nën drejtimin e shërbimeve të zbulimit, tepër diskriminuese ndaj atyre që kanë të bëjnë me kthimin e luftëtarëve.

Sa kanë hyrë në forcat ushtarake?

Vlerësimi ynë mbështetet në më shumë se 450 burime në mediet perëndimore dhe arabe, si dhe njoftimet për të rënët që janë postuar në forume xhihadiste në internet. Si dhe në konflikte të mëparshme, tabloja nuk mund të jetë e plotë dhe ndoshta do të mbetet kështu për shumë vite në të ardhmen. Nuk ekziston "census real" luftëtarësh të huaj, ndërkaq nuk mund të shmangen  mangësitë në burime publike të disponueshme.

Si rezultat i kësaj, shifrat variojnë dukshëm.

Të dhënat janë analizuar në tre mënyra të ndryshme: (1) numrat gjithsej ose sipas shtetit, duke përfshirë edhe ata të pranishëm, vrarë dhe / ose të arrestuar, ose të kthyer në shtëpi, (2) prania aktuale e luftëtarëve ët huaj (mars 2013), dhe (3) numrat e konfirmuar  si të vrarë kur kanë luftuar me grupe xhihadiste.

(1) Gjithsej

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, në fillim të vitit 2011, vlerësojmë se kanë shkuar në Siri për të luftuar me forcat e opozitës rreth 2 000-5 500 luftëtarë të huaj. Bazuar në këtë total, pjesa evropiane e këtij totali përfaqëson 135-590 individë, ose 7-11 për qind të totalit të luftëtarëve të huaj.

Sipas shteteve, janë këto shifra (sipas rendit alfabetik shqip):

Austria:        1

Belgjika:      14-85

Britania:      28-134

Bullgaria:    1

Danimarka: 3-78

Finlanda:     13

Franca:        30-92

Gjermania:  3-40

Holanda:     5-107

Irlanda:       26

Kosova:      1

Spanja:        6

Suedia:        5

Shqipëria:    1

(2) Prania aktuale

Bazuar në totalin e konfliktit, vlerësojmë se 70-441 evropianët janë ende të pranishëm aktualisht në Siri. Flet për faktin se shumica e evropianëve të cilët kanë udhëtuar për në Siri janë ende në fushën e betejës.

Sipas shteteve, janë këto shifra (sipas rendit alfabetik shqip):

Belgjika:     4-75

Britania:      17-77

Danimarka: 3-48

Finlanda:     12

Franca:        9-59

Gjermania: 1-37

Holanda:    4-104

Irlanda:      15-25

Spanja:       1

Suedia:       3

Duhet theksuar se disa nga burimet mund të vjetruara, që do të thotë se shifrat aktuale mund të jetë më të ulëta.

(3) “Dëshmorë” xhihadistë

Forcat rebele në Siri mund të ndahen në tri grupe: njësite vendore të pavarura, ato që i janë bashkëngjitur Ushtrisë së Lirë Siriane;  të ashtuquajturit xhihadistë, ideologjia e të cilëve është e lidhur me atë të al-Kaedës. Lista e vdekjeve në kategorinë e tretë – xhihadistët – mund të krijohet me anë të ashtuquajturat njoftimeve të të rënëve në forume online autentike të Al Kaedës.

Nga 249 njoftimeve të huaja për të rënët, kemi identifikuar 8 (rreth 3 për qind të totalit) shteti i origjinës i të cilëve është evropian. Ata janë nga këto shtete si më poshtë:

Britania

Bullgaria

Danimarka

Franca

Kosova

Spanja

Suedia

Shqipëria

Shifrat aktuale mund të jetë më e lartë për shkak të njoftimeve për të humburit ose vdekje të panjoftuara.

 

Si është i “huaj” konflikti sirian?

Qeveria siriane – në kohë të ndryshme dhe për  lloj-lloj arsyesh – ka deklaruar se shumë luftëtarë që janë të përfshirë në konfliktin e tanishëm janë të huaj. Shifrat tona nuk e mbështesin këtë pohim.

Edhe kur ballafaqohen vlerësimi më liberal për numrin e luftëtarëve të huaj gjithë rrjedhës së konfliktit (5 500), me vlerësimet më konservatore për madhësinë aktuale të forcave rebele (60 000), të huajt do të përfaqësojnë më pak se 10 për qind. Shifra aktuale ka të ngjarë të jetë më e ulët.

Ndërkohë, ndikimi dhe rëndësia e ushtarake e luftëtarëve të huaj mund të jetë në shpërpjestim kur krahasohet me forcat e rekrutuara në vend, duke pasur parasysh që të huajt më tepër kanë qenë të përfshirë në konflikte në Libi dhe Irak dhe, për rrjedhojë, do të sillnin përvojë dhe aftësi që forcat vendase nuk i kanë.

 

Motivet

Shumë media dhe analistë i konsiderojnë të gjithë luftëtarët e huaj si terroristë apo të lidhur me Al Kaedën. Realiteti është më kompleks. Sikurse u përmend më lart, jo të gjitha forcat rebele në Siri janë me orientim xhihadist, dhe jo të gjitha grupet xhihadiste janë të lidhura me al Kaedën. Për më tepër, jo të gjithë ata që ata që janë bashkuar me grupe xhihadiste kanë qenë të motivuar nga ndonjë botëkuptim plotësisht të formuar xhihadist.

Shkaqet më të përmendura për bashkim me forcat rebele janë imazhet e tmerrshme të konfliktit, tregimet për mizoritë e kryera nga forcat qeveritare dhe mungesa e perceptuar e mbështetjes nga vendet perëndimore dhe arabe. Në shumë raste këta individë e pranojnë plotësisht doktrinën dhe ideologjinë xhihadiste vetëm kur janë në terren dhe në kontakt me luftëtarë fanatikë.

 

Vlerësimi i përgjithshëm

Është e rëndësishme të ketë nuancim kur diskutohet fenomeni i luftëtarit të huaj në Siri: jo gjithkush që është bashkuar me rebelët sirianë është me al Kaedën, dhe vetëm një numër i vogël mund të jetë përfshirë ndonjëherë në akte terroriste pas kthimit në Evropë.

Ndërkaq do të ishte gabim të arrihet në konkluzion se individët të cilët janë stërvitur dhe kanë luftuar në Siri nuk paraqesin asnjë kërcënim potencial. Studime të shumta tregojnë se individët me trajnim të huaj dhe / ose përvojë luftarake kanë rënë dukshëm në sy në komplote terroriste të kryera në Evropë. Për më tepër, sipas një studimi të publikuar kohët e fundit nga akademiku norvegjez Thomas Hegghammer, celulat terroriste me përvojë të huaj janë shumë më vdekjeprurëse, të rrezikshme dhe të sofistikuara se celulat thjesht të brendshme.

Shkalla në të cilën konflikti sirian ka mobilizuar myslimanët në të gjithë botën është i rëndësishëm dhe mund të krahasohet me konfliktet në Irak në vitet 2000, Bosnjë në vitet 1990 dhe Afganistan, në vitet 1980. Bazuar në shkallën absolute të rekrutimit që po zhvillohet aktualisht, shërbimeve evropiane të sigurisë u rekomandohet të monitorojnë nga afër situatën dhe të miratojnë një qasje nën drejtimin e shërbimeve të zbulimit, tepër diskriminuese ndaj atyre që kanë të bëjnë me kthimin e luftëtarëve.

/ th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/