Një mace adhuron të ecë me biçikletë. Macja MJ dhe pronari i saj Rudi Saldia e kanë kthyer në një ritual të vërtetë xhiron e tyre të përditshme me biçikletë.

Ndërsa i riu nget biçikletën macja mbërthehet fort pas shpatullave të tij dhe shijon xhiron. Në rastet kur felini trembet nga ndonjë zhurmë e papritur në rrugë ajo gjen mbrojtje pas kokës së pronarit të saj. Video ka bërë xhiron e botës dhe brenda një jave ka mbledhur 350 mijë klikime.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/