DEVOLL, 6 prill 2013- Dy gra nga Devolli kanë humbur jetën aksidentalisht.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Braçaj, ku mjeti tip traktor me të cilin udhëtonin ka rënë në lumë.
Mësohet se gratë ndodheshin në rimorkion e traktorit, ndërsa shoferi që drejtonte mjetin ka shpëtuar.
Aktualisht po punohet për nxjerrjen e trupave të viktimave të identifikuara nga policia si Mirela dhe Lena Zyfi.
Nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje familjare mes tyre.
Pak ditë më parë Agjencia e lajmeve "Dyrrah" pati publikuar videon e hedhur në internet, ku përmes pamjeve vizive pasqyrohej mjaft qartë sesi për të shkuar në shkollë nxënesit perdorin koven e nje ekskavatori per te kaluar nga njera ane e lumit ne tjetren.
Mungesa e ures sot u kushtoi jeten dy grave, por nje fat te tille rrezikojne ta pesojne edhe keta nxenes.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





