DURRES, 6 prill 2013 – Një aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve është regjistruar rreth orës 15.30 minuta në fshatin Luz të Fushë-Krujës.
Dy automjete tip benz me targa AA 616 EU dhe MR 2779 A janë përplasur mes tyre duke shkaktuar plagosjes e dy shtetasve nga Mirdita.
Burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se automjetet që kanë mbetur të përfshirë në aksident i përkasin shtetasit nga Shkodra, E. Kura, 33 vjeç dhe një qytetari nga Mirdita, T. Ndoi 44 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë drejt spitalit ushtarak në Tiranë, pasagjerët e automjetit me targa të Mirditës, 44 vjeçari Gjergj Bena dhe 21 vjeçarja Retila Ndoi.
Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





