DURRES, 6 prill 2013 – Skuadra e Teutës në volejboll për meshkuj ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së katërt, deri në sqarimin e incidentit të ndodhur ndeshjen e tretë ndaj Studentit, e cila u fitua nga këta të fundit.
Durrsakët pretendojnë se gjykimi i ndeshjes ishte i njëanshëm, ndërsa deklarojnë një tjetër skandal, duke akuzuar gjyqtarët për falsifikimin e firmës së kapitenit Dashi.
Nga ana tjetër traineri i Teutës, pohoi se nuk do ta nxjerrë skuadrën në fushë pa u sqaruar ky incident, ndërsa theksoi se ka vënë në dijeni autoritetet më të larta ndërkombëtare të volejbollit.
Harri Nakovski e konsideroi si të papranueshme situatën e krijuar, ndërsa ka kërkuar që dy ndeshjet e mbetura të gjykohen nga arbitra të huaj.
Gjithçka ka nisur në ndeshjen e tretë mes skuadrave të Teutës dhe Studentit, kur një prej lojtarëve kryeqytetas është ndëshkuar me kartonin e kuq, për shkak të një faulli që kishte shkaktuar.
Klubi shumësportësh Teuta i ka dërguar FSHV një relacion në lidhje me këtë situatë të përmbledhur në disa pika kryesore ku kërkojnë zbatimin e rregullores. Ja edhe reklamimi i plotë që klubi shumësportësh Teuta i ka dërguar FSHV:
“Klubi shumësportesh Teuta organizoi një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur qendrimin zyrtar për vijushmërinë e ndeshjeve Teuta – Studenti në volejboll për meshkuj për fazën e plejofit. Kjo dukuri ndodhi menjëherë pas reagimit negativ të komisionit të disiplinës pranë FSHV-së, kundrejt reklamimit të bërë nga ana e jonë për parregullsitë e rënda të ndodhura në ndeshjen e tretë të peljofit Teuta – Studenti, luajtur të mërkurën e 3 prillit në pallatin e sportit Ramazan Njala. Veçanërisht flagrante nga ku mbështet edhe reklamimi ynë, ishte rasti i ndodhur në setin e katër të ndeshjes, ku gjyqtarja kryesore Rudina Omari ndëshkon me kartonin e kuq kapitenin e skuadrës të Studentit Elton Tuksferi. Hollësitë e ngjarjes ua kemi shpejguar edhe në reklamimin tonë të datës 4 prill 2013. Por ajo që e komplikon më shumë situatën pas ndeshjes, është vendimi arbitrar, i njëanshëm, subjektiv dhe paragjykues i komisionit të displinës që e kalon me lehtësi një dukuri tejet të komplikuar me pasojë dëmtimin e rëndë të fazës së pleofit. Nuk është qëllimi i kërkesës tonë të trajtojmë konfliktit e interesit që ka në vetvete përbërja e komisionit të displinës, ku asgjë nuk mund të merret si e saktë dhe e vertetë pas manipulimit të fakteve, por preçedenti që ndodhi me kartonin e kuq të Rudina Omarit. Ju bëjmë me dije sa më poshtë vijon :
1.Për të evituar bojkotin e plotë të fazës finale të plejofit, për të mos u bërë pjesë e krijimit të një imazhi aspak të këndëshëm për volejbolin shqiptar, kërkojmë të rishikohet vendimi i komisionit të disiplinës pasi na duket se është marrë në kushte emocionale dhe paragjyese.
2. Në këtë rishikim të ftohet edhe pala e jonë, që të hedhë versionet e saj konkrete, ku nuk është aspak e vështirë për të parë shkeljet flagrante të rregullores së volejbollit.
3. Gjykimi absurd dhe me nxitim i problemit nga komisioni i disiplinës, është tjetër arsyje dhe shkak për të acaruar gjendjen delikate ku ndodhet fat ii plejofit. Qesharake është fakti se anëtarët e komisionit të disiplinës, ku ndër të tjerash tërheq vëmëndjen prania si anëtar i Dhimitës Sallatës që sipas nesh është një nga shkaktarët e rrokopujës që ndodhi, pasi urdhëroi gjyqtarin e dytë Eduart Preka ti sygjeronte gjyqtares kryesore Rudina Omarit tërheqjen e kartonit të verdhë pasi loja përfundonte në favor të Teutës. Në nenin 24.2.1 në kapitullin Autoriteti të rregullores shkruhet ndër të tjera : … që vendimet e gjyqtarit të parë gjatë zhvillimit të ndeshjes janë të pakthyeshme… Madje kjo frazë është bërë edhe me bolt. Ndërkohë pas disa minutash, me ndërhyrjen e gjyqtarit të dytë Preka dhe sygjerimit të Sallatës kthehet kartoni i kuq dhe zëvëndësohet me të verdhë. Ky veprim amatoresk në sy të publikut dhe medias nuk i falet një gjyqtari amator dhe jo një gjyqtareje ndërkombëtare. Që në këtë moment ka marrë fund për ndershmëri të luftës sportive, e zëvëndësuar me njëanshëmri dhe paragjykim deri tek gjyqtaria dhe sekretaria e ndeshjes.
4. Pas përfundimit të ndeshjes, ndërhyrja e forcave policore për të evituar acarimin e publikut që ishte tejet i irrituar nga padrejtësia që iu bë ekipit të tyre, krijoi edhe pamundësinë e firmosjes së protokollit dhe të reklamimit nga ana e jonë në atë rast. Tjetër parregullsi është marrja e protokollove nga vëzhguesit e takimit, duke mos patur edhe tani asnjë kopje të tij. Preçedenti më i shëmtuar paraqitet, kur në protokoll është fallsifikuar firma e kapitenit të skuadrës Jurgen Dashi duke patur edhe një argument më shumë për irritimin e skuadrës, të klubit dhe të sportëdashësve durrsakë. Ky fakt është për më tej pjesë e hetimit edhe nga prokuroria. Në rrjedhën logjike të preçedentit të krijuar, ka humbur ndjeshëm edhe besueshmëria e jonë ndaj komisionit të disiplinës, i cili përbëhet nga anëtarë që në një formë a në një tjetër përbëjnë konflikt interesi.
5. Mbit ë gjitha këto parregullsi janë njoftuar Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (CEV) dhe të gjitha materialet përkatëse së bashku me rregjistrimin e plotë filmik, për të parë dhe gjykuar mbi këtë rast flagrant të shkeljeve dhe nëpërkëmëbjes së rregulloreve të volejbollit.
6. Teutën nuk e shqetëson se mund të humb një kampionat, por duke qenë se gjërat po bëhen vazhdë kundër vlerave të volejbollit durrsak, për të shpallur në rrugën të pandershme kampion ekipin nga Tirana të Studentit, janë brenda logjikës dhe arsyjes më elementare që të protestojmë në këtë mënyrë.
7. Duke qenë shumë të dëmtuar dhe kjo jo thjesht nga humbja, por nga poshtërimi dhe fyerja që na është bërë dhe vazhdohet të na bëhet, Teuta nuk mund të paraqitet nesër, me datë 7 prill 2013 dhe ju kërkon që të mblidhet edhe njëherë komisioni i displinës për të gjykuar me objektivitet dhe paanshmëri atë që ndodhi në ndeshjen e 3 prillit 2013. Ruajmë ende besimin dhe shpresën, se ndeshja do të jepet në favor të Teutës për të krijuar lehtësirat e nevojshme për vazhdimin normal të fazës së plejofit.





