TIRANE, 6 prill 2013- Qytetarët po shkojnë drejt një jete më të stresuar dhe drejt një pakujdesie për të konsumuar produktet që kanë pesticide pa kriter.

Përvec faktorit gjenetik këto janë arsyet përse në vend ka një numër të lartë të të prekurve me sëmundjen e parkinsonit.

Shqipëria rezulton më lartë në numrin e pacientëve të prekur me këtë sëmundje në sistemin nervor, sesa vendet e tjera në zhvillim apo vendet e zhvilluara.

Studimet e bëra nga mjekët neurologë tregojnë se nga 100 persona 2 vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë.

Mjekja neurologe Mira Rakacolli tregon se çfarë është kjo sëmundjet dhe cilat janë pasojat e saj.

Simptomat e sëmundjes që prek sistemin nervor janë nga më të thjeshtat, si dridhje për të shkuar më pas në pamundësinë për të lëvizur lirshëm e deri në paralizë.

Parkinsoni nuk mund të kurohet plotësishtë dhe për fat të keq nëse më parë mund të prekte 60 vjeçarët sot, mosha është ulur deri tek të rinjtë.