GJIROKASTËR, 6 prill 2013- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo në një takim me strukturat e kësaj partie në Gjirokastër ka komentuar zhvillimet e fundit politike. 

Duke u ndalur tek koalicioni parazgjedhor që Partia Socialiste bëri me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Milo shprehu rezerva, duke komentuar se, “Duhet të pyeteshin dhe partitë aleate”. 

Sipas tij, “Koalicionet janë si kameleonët që ndryshojnë ngjyrën sipas stinëve”. 

Kreu i PDS-së shtoi më tej se “Nuk mund të harrohet 21 janari” dhe kërkoi vënien e drejtësisë.