BULQIZË, 6 prill 2013 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë paraditen e kësaj të shtune. 

Një grua 45-vjecare ka humbur jetën teksa punonte për të mbledhur krom në stokun e minierës së Bulqizës. 

Mësohet se viktima Lirie Mara, nënë e tre fëmijëve ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale, pasi është zënë poshtë nga një masiv gurësh. 

Asaj i është dhënë ndihma e menjëhershme, por nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra duke humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Bulqizës.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.