SHBA, 5 prill 2013 – Jesusa Ursonal Tatad 41 vjeç nga California, pritet ti kalojë 16 vite të jetës së saj pas hekurave, e akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortit të saj duke i hedhur ujë të valuar.

Tatad dhe ish-bashkëshorti i saj 36 vjeçari Ronnie Tatad, ndanin një apartament në Daly City gjatë kohës që ndodhi ngjarja, kohë kur ishin në prag të divorcit.

Nga ana e organit të akuzës thuhet se për shkak të jetesës në të njëjtën banesë, ajo shkoi në dhomën e tij në fund të vitit 2011, i hoqi batanijen dhe i hodhi ujë të valuar në gjithë trupin, ku si rrjedhojë e dëmtimeve gjeti edhe vdekjen.

Nga hetimet e zgjatura për më se 2 vjet rezultoi se veprimi i gruas ndodhi për shkak të dyshimeve të saj, se ai e kishte tradhtuar me një femër tjetër.