TIRANE, 5 prill 2013 – Deputeti Erjon Braçe i ka kërkuar kryesisë së Partisë Socialiste që ashtu siç bëri me LSI të bëjë edhe me Aleancën Kuq e Zi, pra t’i bëjë asaj një ftesë publike për t’u përfshirë në koalicion.
“Duke besuar fort ne argumentin e paraqitur ne fillimjavë në Kryesinë e PSSH- “izolimin elektoral te Sali Berishes”: I kërkoj Kryesisë së PS-së; Të shqyrtojë, diskutojë dhe miratojë një ftesë po aq serioze, konkrete, të barabartë e publike (siç ftesat e mëparshme), ndaj “Aleancës Kuq e Zi:, për ta ftuar zyrtarisht në koalicionin parazgjedhor të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste”- shkruan Braçe në Facebook.
Sipas Braçes, kjo lëzizje do të jetë në funksion të zgjerimit të koalicionit aktual, kundër regjimit të Berishës në funksion të maksimizimit të votave antiregjim.





