GJIROKASTER, 4 prill 2013- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 6 klandestinë, të cilët vinin nga Algjeria, Siria dhe Tunizia të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 25-vjeçarit Lorent Haxhia i cili me mjetin e tij me targa TP 2827 B do t`i kalonte 6 klandestinët në Malin e Zi kundrejt një shume prej 500 euro për person.

Sipas policisë 25-vjeçari akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri kundrejt fitimit dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetimet të mëtjeshme.

Sipas policisë së Gjirokastrës 6 klandestinët kishin destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Europian.