Min An është një jetim nga Vietnami, i cili ka lindur me një sëmundje tejet misterioze në lëkurë.
Nga kjo sëmundje lëkura e tij është bërë me luspa të cilat i kohë pas kohe i bien. Për këtë shkak ai ka marrë emrin "fëmija-pesh".
Kjo sëmundje sjell rritjen e temperaturës së lëkurës, dhe për këtë shkak ai duhet që të pastrohet shumë herë në ditë. Në të kundërtën lëkura i bie.
Min ishte shumë i dhunshëm me fëmijët dhe personelin në qendrën e jetimoreve ku ishte i vendosur dhe për këtë shkak personeli shpesh e kanë lidhur për krevati,
Fati i ka buzëqeshur pas takimit me 79-vjeçaren nga Britania, Brenda, e cila rregullisht udhëton në Vietnam special për të takuar djaloshin.
Kohëve të fundit miqësia mes tyre është rritur shumë, ajo i ka ndihmuar në mësimin e shumë gjërave, po ashtu i ka bind të punësuarit në jetimore që mos ta lidhin më, ndërsa An-it i ka gjetur edhe një shok në not, sport i cili tani i është bërë edhe hobi djaloshit.
Situata e tij besohet se është shkaktuar nga armët amerikane të cilat janë përdorur në kohën e luftës me Vietnamin.





