Bota e futbollit është një botë e artë, ku xhirojnë shumë para dhe përfshihen emra nga më të mëdhenjtë. Doni të dini se sa kushton një bluzë e një skuadre të futbollit?

Po flasim për “main sponsor”, ata të shenjës që shihen në kraharorin ose në gjoksin e bluzës së lojtarëve, por edhe të sponsorëve teknikë, thënë ndryshe shtëpitë e prodhimit të cilat u mundësojnë skuadrave uniformat.

Bluza më e shtrenjtë në botë është ajo e ekipit të Barcelonës, e cila kushton plot 63 milionë euro. Kjo shifër sponsorizohet në masën 30 milionë nga Qatar Foundation dhe 30 milionë nga Nike, si dhe 3 milionë nga Qatar Airëays. Edhe ekipi i Manchester United nga viti 2014-2015 nën sponsorizimin e Chevrolet pritet të mbajë një bluzë e cila do të kushtojë plot 60 milionë euro. Aktualisht bluza e United kushton 56 milionë, 25 milionë të sponsorizuara nga Aon dhe 31 nga Nike.

Nga ekipet italiane, uniformat më të shtrenjta janë të Inter, Milan dhe Juventus me 30, 27 dhe 25 milionë euro.