Konsumimi i peshkut në moshë të madhe zgjat jetën me së paku 2.2 vite, për të jetuar më mirë dhe më shumë. Ngrënia e peshqve që përmbajnë omega 3, të paktën dy herë në javë shton ndjeshëm jetëgjatësinë tek të moshuarit.

Ky është rezultati i studimit të Harvard School of Public Health dhe Ëashington University i publikuar në Annals of Internal Medicine.

“Të moshuarit me sasi të lartë omega 3 në gjak, jetojnë mesatarisht 2.2 vite më shumë në raport me bashkëmoshatarët e tyre, duke reduktuar vdekshmërinë në masën 27% dhe rrezikun për të vdekur si rrjedhojë e sëmundjeve kardiake në masën 35%. Studimi ynë konfirmon rëndësinë e konsumimit të këtij produkti ushqimor veçanërisht tek të moshuarit, pasi zgjatet jeta e tyre”, shprehet drejtuesi i studimit Dariush Mozaffarian.

Ekipi i studiuesve i grumbulloi këto të dhëna në 16 vite duke shqyrtuar 2700 amerikanë me moshë më shumë se 65 vjet dhe me shëndet të mirë. Shkencëtarët kanë zbuluar llojet e peshqve që duhen ngrënë për të zgjatur jetën si ata të “shëndoshë”, peshku ton, salmoni, sardelet etj.