SHBA, 3 prill 2013 – Me anë të një libri me figura, një 31 vjeçar i ka propozuar të dashurës së tij, e cila pas një lidhje 4 vjeçare ka shpërthyer në lot duke i dhënë një përgjigje pozitive.

Jason Methner, një këshilltar reklamash, ka krijuar një libër me figura dhe e ka vendosur në stendën e "Librave të rinj" në bibliotekën e qytetit të Chicagos. Methner ishte inspiruar nga kafsha e preferuar e të dashurës së tij 27-vjeçare, Molly Lipsitz. Në të ai kishte përfshirë pjesë nga historia e tyre e dashurisë dhe në fund të librit ishte propozimi për martesë.

"Megjithëse ne nuk vrapojmë shpesh në të njëjtin ritëm, dëshiron të ngadalësosh hapin dhe të kalosh pjesën e mbetur të jetës me mua?", thuhet në fund të librit. Dhe Lepurushja përgjigjet: … ka lënë hapësirën bosh që Lipsitz ti përgjigjet "Po".

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/