TIRANE, 3 prill 2013– Pas deputeti të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani edhe Gjovalin Kadeli, deputet në qarkun Lezhës, deklaroi largimin nga Partia Socialiste dhe daljen në zgjedhjet e ardhshme si kandidat i pavarur.

Kadeli deklaron se nga sot tërhiqet nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në Partinë Socialiste. Largimi Kadellit vjen vetëm pak kohë pasi LSI pranoi ftesën e Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor.

Ndërkaq, një ditë më parë, ende pa u mbyllur mbledhja e Kryesisë së PS-së, Asllan Dogjani doli i para mediave dhe deklaroi shkëputjen e tij nga grupi i PS-së dhe kandidimin si i pavarur.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/