Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11.00  pjesëmarrja e qytetarëve në votime në rang vendi është 20.56%.

Sipas KQZ, kanë raportuar 2080 nga 5199 QV që janë në total.

Ndërkohë në Durrës pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 19.77%, ku kanë raportuar 171 nga 481 QV që janë në total.

E përkthyer në votues janë 25442 nga 128684 zgjedhës të raportuara.