INDI, 1 prill 2013 – Një grua e përdhunuar në grup nga gjashtë indianë muajin e shkuar bëri thirrje që drejtësia e vendit aziatik të tregohet e mëshirshme dhe t’i falë jetën agresorëve të saj. E reja u sulmua ndërsa së bashku me bashkëshortin po vizitonte një zonë rurale pranë Nju Delhit.
Gjashtë përdhunuesit, në fillim rrahën deri në humbje ndjenjash bashkëshortin, përpara se të dhunonin seksualisht zviceranen.
Ata u arrestuan brenda disa ditësh dhe në bazë të një ligji të ri të miratuar në mars, pas disa rastesh përdhunimesh tronditëse në vend, ndëshkimi penal për këtë krim u rrit deri në dënim me vdekje.





