Pas javësh ndjekje, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, vunë në pranga Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Pas arrestimit, si Policia e Shtetit, ashtu edhe SPAK, reaguan zyrtarisht përmes njoftimeve për mediat, duke publikuar pamje dhe të dhëna lidhur me operacionin.

Në këto komunikime u respektuan standardet e vendosura prej vitesh për prezumimin e pafajësisë së personave nën hetim, ndërsa identiteti u paraqit me iniciale dhe fytyra u mbulua.