TIRANE, 01 prill 2013– Një 27-vjeçar është vetëplagosur me thikë pasi bashkëshortja e tij nuk ka pranuar të pajtohet.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se Leonard Duka, nga Shkoza, pas refuzimit të së shoqes ka plagosur veten me biçak.
Ai është dërguar në QSUT ku ndodhet i shtruar në reaminacion por jashtë rrezikut për jetën.
"Leonard Mersin Duka 27 vjec, lindur dhe banues ne Shkoze, pas problemeve familjare ka plagosur veten e tij me nje bicak (thike) duke u plagosur në pjesën e barkut, ku dyshohet për shkak te refuzimit te bashkshortes së tij per tu kthyer ne familje", thuhet në njoftimin e policisë.





