LEZHE, 01 prill 2013– Valentina Begu, 19 vjeçarja që u vra nga i ati  ka qenë përfshirë  prej më shumë se dy vitesh në një linjë të trafikut të femrave. Persona të zonës e kanë marrë shpeshherë  gjatë natës  nga shtëpia  duke e treguar si puntore seksi,për ta kthyer në mëngjes herët në shtëpi. Familja Begu është një ndër ato oxhaqet ku tragjedia nxjerr tym vazhdimisht. Nga nëntë anëtarë të shtëpisë, tre kanë ndërruar jetë brenda një kohe të shkurtër; gjyshi, nipi i ri me sindromën daun dhe mbesa dy ditë më parë (vëlla e motër). Një tjetër fëmijë i kësaj familjeje, po me sindromën daun, djalë 14 vjeç, ka probleme të rënda shëndeti, ndërsa babai i tij, kryefamiljari Nikoll Begu, 49 vjeç, tashmë ndodhet në burg për vrasjen e bijës së tij 19-vjeçare, Valentina.

Në banesën e varfër njëkatëshe duket se nuk janë mirë nga shëndeti dhe gjendja psikologjike as katër pjesëtarët e tjerë të familjes.

Nënës Liza dhe motrës 16-vjeçare të viktimës i dallohet që larg trauma, ndërsa djali i madh i familjes përpiqet që të shfaqet si burrë para dhimbjes, edhe pse nuk i ka mbushur 22 vjeç. Sakaq, gjyshja u del para të gjithëve dhe u kërkon të mos bëjnë zë.

Valentina është pikasur nga Policia dhe është shoqëruar në Komisariat për të treguar emrat  e shfrytëzuesve të saj, mirëpo ajo për të fshehur emrat e tyre  ka thënë se ikte nga shtëpia pasi e rrihte i ati. Mirëpo, ka rezultuar se babai I saj ndodhej në Itali dhe këtu ka nisur konflikti babë –bijë, derisa përfundoi me vrasjen e kësaj të fundit.

Dëgjuam dy krisma,por veç njëri plumb e kishte kapur vajzën’’– tregon e ëma  e saj  Liza Begu.

Ajo rrëfen se  bashkëshorti i saj nuk po e besonte atë që kishte bërë.

“Ai ishte shtangur.Kishte marrë  menjëherë  në telefon policinë , duke lajmëruar. Nikolla e  shihte  vajzën ashtu të shtrirë  përtokë dhe kishte ngrirë. Nuk po e besonte dot që e kishte vrarë. Thoshte si nën zë  që ajo e turpëroi për së gjalli,por edhe i kërkontte falje që e vrau. “Është gjaku im” thoshte duke e parë. Ishte shumë i tronditur. Dukej që nuk ishte në vete. Sikur kishte kaluar…’’-tregon gruaja.

Ajo tregon se me Valentinën kishin patur grindje vazhdimisht pasi sillte probleme në shtëpi. Më parë kishte ikur nga shtëpia dhe  ishte martuar me një djalë nga Mirdita,por shpejt ishin ndarë.

“Por, edhe pasi u u kthye , ajo nisi të largohej nga shtëpia fshehurazi. Unë nuk është se e kuptoja shumë, sepse gjithë kohës kujdesem për djalin  që e kam me sindromën daun.Por të hënën ajo nuk u kthye në shtëpi”-rrëfen Liza.

Ajo mohon që vajza të jetë rrahur  nga familjarët.

“As që bëhet fjalë.Unë nuk kam fuqi edhe po të dua, ndërsa im shoq jeton në Itali me djalin e madh. Kush ta rrihte Valentinën? Djali im me probleme mendore apo motra e  saj me e vogël. Apo gjyshja e saj e  moshuar?”-nënvizon ajo për gazetën “Panorama”.

Liza më pas ka njoftuar bashkëshortin , cili ka ardhur nga Italia,por vajza kurrsesi nuk ka treguar personin me të cilin shoqërohej, madje ka treguar mospërfillje ndaj të atit.

“E ka marrë me të mira që të thoshte të vërtetën. Nuk e prisja kurrë që ta vriste , ka qenë e  momentit gjithçka që ka ndodhur’’është shprehur  e ëma.

Liza shprehet  se është e thjeshtë të gjykosh nga jashtë , se babai vrau vajzën,por këtu ka gjëra që sipas saj  nuk dihen të gjitha.

49-vjeçari i penduar: Po më turpëronte, nuk pashë më nga sytë

Rreth 24 orë pas vrasjes së vajzës, Nikoll Begu ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, ndërsa ka insistuar që gjithçka ka ndodhur në kushtet depresive, pasi sipas tij "vajza po e turpëronte". 

49-vjeçari ka pranuar krimin, ndërsa ka rrëfyer në polici se ka pasur vazhdimisht konflikte me të bijën, Valentinën. "Vazhdimisht i kërkoja që të qëndronte në shtëpi, pasi si fëmija i madh, ishte model për dy fëmijët e tjerë. Para dy muajsh ika në emigrim në Greqi. Ndërsa bashkëshortja më mori në telefon dhe më tha se Valentina ka ikur nga shtëpia dhe nuk kishte lënë adresë. Jam kthyer nga emigrimi dhe kam nisur kërkimet për gjetjen e saj. Kur erdhi në shtëpi, e pyeta se ku kishte qenë, ndërsa ajo ma ktheu se me jetën e saj bënte ç'të donte. Nuk pashë më nga sytë, mora armën dhe e qëllova. Gjithkush mundet të më gjykojë, por unë kam punuar gjithë jetën në emigrim për të mos u munguar asgjë tre fëmijëve të mi", – ka thënë në polici 49-vjeçari. 

Ndërkaq, sipas burimeve nga policia, autori po trajtohet edhe me psikolog në ambientet e paraburgimit, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike. Ndërsa 19-vjeçarja Valentina Begu është përcjellë dje për në banesën e fundit.