Princesha Diana ka pranuar të vishet si burrë, kur bashkë me Freddie Mercury-n dhe disa miq të tjerë kanë shkuar në një pub homoseksualësh në Londër.

Asnjë nuk e njohu. Episodi i panjohur i Lady D është bërë i njohur prej aktores Cleo Rocos.  

Sipas saj lokali ku ata shkuan ishte Royal Vauxhall Tavern.

Asnjë nuk e vuri re priceshën, sepse të gjithë ishin të fokusuar pas këngëtarit legjendar Freddie Mercury.

Në këtë mbrëmje mes miqsh pricesha Diana ishte veshur me një uniformë ushtarake, mbante kapele dhe syze dielli.

Edhe kamarieri nuk e njohu kur ajo porositi për të pirë.

Roco shprehet se princeshës i pëlqenin kokteilet me shampanjë dhe lëng pjeshke.

Ajo tregon se princesha ndjehej e lumtur dhe e shijoi maksimalisht mbrëmjen pasi askush nuk mundi ta njohë.