KUKËS, 01 prill 2013– Familjarë të Begzim Isa, studentit të arrestuar pasi dyshohet se bën pjesë në një bandë të trafikimit të fëmijëve, kanë reaguar ditën e sotme duke u shprehur se nuk pranojnë akuzat. 

Vëllai i Begzimit, Blerim Isa shprehet se vëllai ka qenë në gjumë kur e ka arrestuar policia, ndërsa 7-vjeçari në banesën e prindërve të tij. 

“Nuk pranojmë asnjë nga akuzat e policisë dhe prokurorisë. Vëllai im ka qenë në gjumë kur u arrestua nga policia kurse fëmija ka qenë në banesën e tij në momentin kur u arrestua Begzimi”, tha Blerimi. 

Begzim Isa, banor i fshatit Orgjost, student në Kosovë u arrestua pasi akuzohet se rrëmbeu dhe mbajti në banesë 24 orë një fëmijë të mitur për qëllime trafikimi.