BRAZIL, 01 prill 2013- Një turiste e huaj është përdhunuar dhe grabitur në një furgon në Rio de Zhaneiro të Brazilit. 

Dy persona janë arrestuar pasi kanë mbyllur në furgon një çift, identiteti dhe kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Sipas BBC, ata kanë lidhur e rrahur keqaz burrin dhe kanë përdhunuar gruan.

Personat e arrestuar janë Jonathan Foudakis de Souza, 20 vjeç, dhe Wallace Aparecido de Souza Silva, 22 vjeç.

Grabitjet janë të zakonshme në Rio, por dhuna dhe organizimi i këtij sulmi ka tronditur median lokale.

Dhuna në rritje në Brazil është një shqetësim i madh.

Prioritet i policisë është ulja sa më shumë e kurbës së kriminalitetit në kuadër të Kupës së Botës të vitit 2014 dhe Lojërave Olimpike të vitit 2016.