TURQI, 31 mars 2013 – Suzan Sabanci Dincer, vajza e një pasaniku turk është femra më e pasur në Turqi. Ajo është më e pasur nga një zinxhir paraardhësish biznesmen. 

47-vjeçarja Sabanci është presidente e bankës turke "Akbank", është biznesmene e brezit të tretë, pasi dinastinë e Sabanci-t e kishte krijuar në fillim të shekullit të kaluar, gjyshi i saj. Ajo ka studiuar në Londër dhe SHBA. Ka një përvojë 25- vjeçare në fushën e financave dhe atë të bankës, si dhe që nga 2008-ën në krye të "Akbank". Suzan posedon një pasuri, vlera e të cilës i kalon 61 miliardë dollarë dhe deklaron se të gjitha mrekullitë ndodhin në Lindje!.

“Çerekun e fundit të shekullit të kaluar, kaluam shumë vështirësi ekonomike dhe kriza të forta, çvlerësim i madh i lirës, rënie të ekonomisë, një grusht ushtarak etj. Banka jonë dhe vendi ynë i kaloi të gjitha, kurrë nuk ceduam”,- thote ajo.