Janë të shumta femrat që edhe nëse i kanë këmbët jo shumë të shëndosha, duan ti kenë të tonifikuara dhe të bukura, në mënyrë që të veshin pa frikë një fund të shkurtër, apo të duken bukur në plazh.
Ekspertët e gjimnastikës sqarojnë se janë disa ushtrime të thjeshta që garantojnë këmbë për “pasarelë”.
Vendosuni në pozicion drejt, njëlloj me shpatullat, ngrini njërën këmbë duke mbajtur dy gira në duar, dhe pak minuta më pas ndryshoni këmbën, gjithnjë duke mbajtur trupin drejt.
Shtrihuni me kurriz me gjunjët e mbledhur lart dhe të hapura në lartësinë e ijeve, shtrëngoni njëherë njërin gju dhe pastaj tjetrin për disa sekonda.
Uluni në gjunjë, por jo përtokë, hapni njërën këmbë siç duket në fotografi dhe përkulni njërën dorë drejt këmbës që qëndron mbledhur, qëndroni në këtë pozicion maksimumi për 1 minutë dhe më pas provoni me këmbën tjetër.





