TIRANE, 30 mars 2013  – Pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve u ngrit sipari i disa konventave, që Partia Demokratike do të realizojë, deri në afatin e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në konventën me fokus kryeministri Sali Berisha tha: “Me shumë vende pune dhe paga më të larta. Ne që premtuam katër vite më parë 160 mijë vende pune dhe krijuam 200 mijë, ne mbajmë premtimet. Garantoj sot shqiptarët që presin me padurim për të pasur vende pune se PD, qeveria, kryeministri, do bëjë çdo përpjekje për punësimin e tyre. Punësimi e pagat më të mira janë qëllimi më madhor i çdo reforme të programit të PD. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit për gjithë shqiptarët”- tha Berisha.

Ai zotua se do të bëjë gjithçka për vendet e punës, që të punësojë sa më shumë shqiptarë.

Me tej, Berisha kujtoi se ne kohen e krizes me te madhe qe bota njohu, qeveria shqiptare ia doli me sukses. “Ne beme gjithcka qe Shqiperine e renditem nder vendet me te mira ne bote per garancine e investimeve, lirine e biznesit, lirine fiskale. Duhet te na besoni se pas anetaresimit ne NATO, pasaportes se madhe te sigurise, jashte parashikimit tone, inevstimet e huaja ne vend u rriten me 360 %. Ne kater vite ne kete toke, qe me pareishte vendi i investimeve te mallkuara, kater vitet e fundit u investuan 12 milione dollare”- tha Berisha.

Topalli: Rroga më të larta

Konventa e Partisë Demokratike, me fokus tek punësimi dhe pagat e larta, u hap nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila renditi arritjet e demokratëve në uljen e papunësisë dhe rritjen e pagave në vend.

Kryeparlamentarja Topalli theksoi se në gjithë këto vite qeveria shqiptare ka bërë gjithçka për të lehtësuar barrën fiskale për bizneset duke nxitur punësimin. Sipas Topallit, në 8 vitet e fundit në Shqipëri janë krijuar 200 mijë vende të reja pune. 

“Projektet tona të infrastrukturës po punësojnë 58 mijë shqiptare në vit. Papunësia është ulur. Shqipëria po lulëzon falë reformave. Taksa e sheshtë po fut më shumë lekë në xhepat e shqiptarëve. Forbes e ka quajtur taksën tonë të sheshtë një model për pjesën tjetër të botës. Sot rezultatet flasin vetë.”- deklaroi Topalli.  
Gjatë fjalës së tij në Konventë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi e vuri theksin tek miratimi i ligjit që mundëson heqjen e taksave për rreth 220 mijë shqiptarë që marrin deri në 21 mijë lekë në muaj.
“Edi Rama votoi kundër heqjes së taksave për 220 mijë shqiptarë, por ne e përmbushëm misionin në Kuvend. Nuk do të ketë më tatim për 220 mijë shqiptarë. Për të gjithë qytetarët shqiptarë që marrin deri në 21 mijë lekë në muaj, zero lekë taksa. 25 mijë lekë më shumë mbesin në xhepin e tyre çdo vit.”- u shpreh Patozi. 

Ndërkohë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, akuzoi kryetarin e PS-së për bllokimin e statusit kandidat, duke përmendur humbjet që sipas saj i janë shkaktuar vendit nga mosvotimi i ligjeve të kërkuara nga BE-ja. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/