ITALI, 30 mars 2013– Juventusi ka mposhtur Interin. “Zonja e vjetër” tashmë është shumë pranë titullit kampion në Itali, pas fitores 2-1 ndaj Interit në “Meazza”

Quagliarella kaloi miqtë në avantazh në minutën e 3-të, rezultat ky që vulosi pjesën e parë të lojës. Në pjesën e dytë, Interi rikthehet në lojë me anë të Palacios, i cili barazoi shifrat në minutën e 54-të të takimit. 

Shpresat e zikaltërve nuk zgjatën shumë, pasi vetëm 6 minuta më vonë, miqtë nga Torino gjetën sërish avantazhin me anë të sulmuesit Matri. 

Me këtë fitore, Juventus shkon në kuotën e 68 pikëve. Inter mbetet në kuotën e 47 pikëve, duke rrezikuar seriozisht për një vend të tretë. 

Në ndeshjet e tjera, Palermo mposhti Romën 2-0, ndërsa Lazio kaloi Catania-n me rezultatin 2-1. Fitore arriti edhe Parma, e cila mposhti 3-0 Pescara-n si dhe Cagliari 2-1 me Fiorentinën. Genoa barazoi 2-2 me Sienën, ndërsa Atlanta-Sampdoria dhe Udinese-Bologna, përfunduan pa gola.