DURRES, 29 mars 2013 – 761 turistë do të mbërrijnë nesër paradite në Durrës, në bordin e një anijeje turistike. “Costa Vouager” do të hapë sezonin e kroçerave në portin më të madh të vendit.
Pjesa më e madhe e turistëve që udhëtojnë me anijen e kompanisë së madhe “Costa Crocere” janë francezë. 741 prej tyre janë nga Franca, ndërsa 20 vijnë nga Italia dhe Rumania .
Kroçera me 761 turistë në bord do të ankorohet në kalatën 5, shumë pranë hyrjes kryesore të portit, çka u jep mundësinë mjaft turistëve të vizitojnë në këmbë qytetin antik.
Nesër është programuar edhe lëvizja me autobuza e grupeve të mëdha me turistë, të cilët pritet të vizitojnë Tiranën dhe Krujën. Anija turistike “Costa Vouager” ka lundruar në një pjesë të madhe të porteve të detit Mesdhe.
Itinerari i saj është Marseille, (Francë), Corigliano, Calabro (Itali), Durrës, Dubrovnik, Zadar, Messina, Palermo dhe Genoa.





