Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë të Tiranës, ku një 24-vjeçar ka përplasur për vdekje një vajzë të mitur, 1 vjeçe e gjysmë.

Sipas policisë, shtetasi A. T. po kryente manovrën për lëvizje mbrapa me automjet kur ka goditur fëmijën. Si pasojë e plagëve të marra, vajza ka humbur jetën. Shoferi sakaq u arrestua.