Jonilda eshte duke pire cigare ne kopsht, nderkohe qe pas pak atje shkon edhe Joana, e merzitur nga dicka qe ka pare ne dhomen e gjumit. Ajo komenton e merzitur se Elena ishte duke i bere masazh Anaidit dhe ne momentin qe Joana ka hyre ne dhome, Anaidi i ka kerkuar te mos behet xheloze, pasi Elena eshte nje masazhatore shume e mire.
“Me kerkoi te mos behem xheloze, kur para pak ditesh me ka thene qe une beja masazh me mire nga te gjithe”, thote e nxehur Joana, ndersa Jonilda nuk ia merr fjalen, por ankohet se ka dhimbje koke. Ajo kujton datelindjen e te dashurit te saj, i cili e ka ne daten 30 mars, por nuk eshte e sigurt se sa eshte data sot. Jonilda eshte e merzitur, pasi nuk do te jete prezente ne datelindjen e tij. Joana mundohet ta qetesoje, duke i thene se eshte normale qe eshte merzitur lidhur me kete gje, pasi edhe ajo eshte ndier po njesoj kur nuk ka mundur te jete prezente ne datelindjen e Janit.
Me pas ajo fillon te flase per Janin, duke thene se vazhdon ta mendoje ate, madje here-here edhe loton per kete arsye, megjithese e konsideron veten te ndare prej tij. Jonilda e keshillon qe te mos nxitohet per sa i perket raportit qe po krijon me Anaidin, por Joana ia kthen: “Jo, gjithcka ka mbaruar, megjithese asnjehere nuk i dihet”.
Joana thote se eshte ne dyshim per sa i perket lidhjes se saj me Anaidin, pasi ai nuk eshte konstant, ndryshe nga ajo. Anaidi shkon afer Joanes e Jonildes e te tre bejne shaka e qeshin me njeri-tjetrin, duke folur cuditshem e duke vene ne loje pjesen tjeter te banoreve.
Me pas Joana e Anaidi rrine afer njeri-tjetrit ne sallon, nderkohe qe Anaidi i kerkon asaj t’i beje masazh, duke dashur te permbushe bastin qe ka lidhur me Elenen, e cila eshte duke i degjuar ndersa po lan enet. Joana nuk pranon t’i beje masazh, madje largohet e merzitur duke i thene: “Prit sa te mbaroje Elena enet qe te te beje masazh”. Ndersa Anaidi e diskuton me Elenen xhelozine e Joanes, duke i treguar asaj se si ka reaguar ajo ndersa e ka lene vetem dhe ka ikur.





