Nje grua nga Tennesse, Donna Nichols, ka telefonuar policine per t'iu ankuar se hamburgeri qe kishte porositur me shperndarje ne shtepi nuk ishte ne shijet e saj.

Per me teper, fast-foodi qe kishte derguar porosine i kishte kerkuar qe t'i kthente edhe parate, keshtu qe veshtire te kuptohet cfare do te zgjidhte gruaja me lajmerimin e policise.

"Po zonje, kam nevoje per nje polic. Une vetem sa e provova hamburgerin dhe ishte shume i keq. Ushqimi nuk eshte i mire dhe vajza me tha kur e lajmerova se mund te me sillte nje tjeter apo te me kthente parate. Tani me thote se nuk mund te beje asgje deri neser",- degjohet ne regjistrimin e telefonates se gruas ne polici.

Kur operatorja i tha se nuk ishte nje arsye e vlefshme per te telefonuar policine, gruaja mori per here te dyte, duke marre keshtu nje akuze per abuzim te sherbimeve urgjente dhe u arrestua.