TIRANË, 29 mars 2013– Goditet një rrjet i trafikimit të klandestinëve që bënin të mundur dërgimin e tyre në Francë dhe Angli.
Hetimet e nisura 4 muaj më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave në Shqipëri dhe pritet arrestimi i 3 bashkëpunëtorëve të tyre në Angli.
Të arrestuarit janë shtetasit Agron Pecaku, Shaqir Salihu dhe Hacir Maci.
Ky i fundit sipas krimeve të rënda rezulton të jetë në krye të rrjetit që mundësonte dërgimin e klandestinëve nga Rinasi në drejtim të dy shteteve.
Mësohet se trafikantët u kërkonin klandestinëve shumën prej 5 deri në 10 mijë euro.
Rruga e trafikimit niste në Rinas, vijonte në Francë nga ku dërgoheshin më pas në drejtim të Anglise me kamione dhe me dokumenta të falsifikuara.





