DURRES, 29 mars 2013– Një ri ri nga fshati Halil, në Fushë Krujë kishte në shtëpi një arsenal të vërtetë luftarak.

Policia thotë se, në banesën e 22 vjeçarit Alfred Elezaj gjeti 32 kg tritol, në 80 kallëpe 400 gramësh, 100 m fitil zjarrpërcjellës dhe 1 armë gjahu të mbajtur pa leje.

Nuk dihet se cili mund të jetë shkaku që një njeri të mbajë në vendin ku banon vetë këtë sasi lëndësh plasëse, por  tashmë ai është arrestuar dhe po hetohet  për përfshije në vepra penale apo në tregtim të lëndëve plasëse për qëllime kriminale.