Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Dunkan Norman ndodhet sot në qytetin e Durrësit, ku ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Qendrën e Votimit 1494 te pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Dunkan tha se grupet e vëzhguesve janë në teren dhe po operohet siç është vendosur më herët. BE ka 60 grupe vëzhguesin në terren.

“Zgjodhëm Durrësin sepse është e rëndësishme që ndërkombëtarët të shihen, të jenë prezent dhe të monitorojnë. Ne si ambasadë britanike kemi 8 skuadra që po monitorojmë.”, tha diplomati anglez ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë realisht ata që duan të votojnë.