TIRANË, 28 mars 2013– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit si dhe Qendra Ndërkombëtare për Kërkimin dhe Monitorimin në Mjedis – CIMA (Itali) japin këtë informacion për qarkun Shkodrës, sipas llogaritjeve të orës 10:00, datë 28 mars 2013
Liqeni i Shkodrës
Pritet që niveli të jetë akoma i rrezikshëm më 28 mars 2013. Pritet që niveli deri në mëngjesin e datës 30 mars 2013 të jetë me tendencë rënieje.
Drini
Pritet një qëndrueshmëri e prurjeve më 28 mars 2013. Prurjet do të jenë të
nivelit mesatar dhe rreth të njëjtit nivel, kjo në varësi të ndryshimeve nga kaskada.
Buna
Pritet që niveli i lumit të jetë i rrezikshëm më 28 mars 2013. Pritet që niveli deri në mëngjesin e datës 30 mars 2013 të jetë me tendencë rënieje, në varësi nga kaskada e Drinit.
Dukuritë meteorologjike e pritshme në datat 28 mars – 3 prill 2013
Reshjet: pritet, në përgjithësi, mot i paqëndrueshëm.
Temperaturat: vlerat minimale do të jenë 2-6 gradë C në vendet malore dhe nga 7-12 gradë C në vendet e ulëta dhe në bregdet. Vlerat maksimale do të jenë nga 8-14 gradë C në vendet
malore dhe 16-22 gradë C në vendet e ulëta dhe në bregdet.
Era: do të fryjë e lehtë deri mesatare, në ndonjë ditë të veçantë, deri e fortë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





