TIRANE, 28 mars 2013 – Kanë vijuar edhe sot replikat në distancë të kryesocialistit Edi Rama ndaj kryeminsitrit Sali Berisha lidhur me debatin e shumëpërfolur televiziv.

Ashtu siç e ka bërë zakon, kreu i selisë rozë ka reaguar nga Twitteri duke nënvizuar se përsa kohë kreu i qeverisë refuzon debatin e ka kuptuar se i ka ardhur koha për të dorëzuar pushtetin.

“Ah, nuk do debat? Po pse? Megjithë këto suksese do kishte shtrirë përdhe edhe Anxhelën! Po ska faj, e di dhe ai që është fundi, koha për të ikur”,- ka shkruar Rama në Twitter.