TIRANE, 27 mars 2013 – Afrimiteti i vënë re këto ditë mes Elenës dhe Viganit duket se është forcuar edhe më shumë, madje nuk kanë munguar puthjet e djalit nga Kosova në adresë të modeles bukuroshe.
Elena dhe Edberi ishin në dhomën e gjumit dhe sot kur planifikuan një lojë për Jonildën dhe Viganin. Ata thanë se do të shtiren sikur po puthen dhe sapo panë Jonildën dhe Viganin që u afruan filluan të puthen duke mbuluar pjesën e kokës dhe fytyrës, në mënyrë që puthjet e tyre të duken sikur janë në buzë dhe jo në faqe. Jonilda dhe Vigani sapo hynë në dhomë, nuk flolën, por bënë të njëjtën gjë dhe të katërt qeshën me të madhe me lojën e tyre prej “çiftesh”.
Më pas Elena shkon në dhomën e ndenjes dhe ndërkohë aty vjen edhe Vigani ai shtrihet sipër saj dhe fillon që ta puthë disa herë radhazi, ndërsa ajo i thotë “të lutem ik se do më bësh pis”. Vigani duke e puthur i thotë “s’mundem pa ty” dhe Elena i përgjigjet “po dola unë të shtunën çfarë do bësh?”. “Do dal edhe unë” thotë Vigani i cili pas disa minutave shkon përsëri tek Elena dhe vazhdon ta puthë përsëri.
Teksa e puth në gushë Vigani i pëshpërit Elenës “unë vdes për ty” dhe Elena ia kthen me zë të lart “vdis, nuk ke vdekur që nesër në mëngjes” dhe çohet për t’iu larguar puthjeve të Viganit.
Mbetet për t’u parë se si do t’i shkojë filli pëlqimit mes të dyve.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





