SHANGAI, 27 mars 2013 – Një grua është detyruar të abortojë në muajin e shtatë të shtatzanisë. Radio Free Asia raporton se një grua e moshës 33 vjeç, nga provinca Anhui në Kinë, është detyruar nga autoritetet të abortojë, kur i duheshin vetëm dy muaj për të lindur.
Ndërkohë, sipas organizatës ChinaAid me qendër në SHBA, gruaja ishte nënë e një fëmije dhe me shtatzaninë e dytë kishte shkelur ligjin e të pasurit vetëm një fëmi.
Fotot që tregojnë fetuesin 7 muajsh, që u privua nga e drejta për të lindur janë përhapur me shpejtësi të madhe në internet, duke ngjallur reagime të shumta nga përdoruesit në vende të ndryshme të botës.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





