FILIPINE, 27 mars 2013 – Të paktën 12 vetë kanë gjetur vdekjen në ishullin Mindanao të Filipineve për shkak të një tornadoje të fuqishëm që goditi brigjet e këtij ishulli. Të gjitha viktimat janë pasagjerë të një motoskafi.

Katastrofa ndodhi ditën e hënë, megjithatë operacioni i kërkimit dhe shpëtimit zgjati deri ditën e mërkurë.

Siç u bë e ditur, në momentin e incidentit në varkë ndodheshin 18 persona, ndërkohë që ajo ishte e projektuar për të mbajtur 10 vetë.