TIRANE, 27 mars 2013- Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, Guverntatori i Bankës Ardian Fullani tha se, rritja ekonomike në vend është e kushtëzuar nga rënia e konsumit dhe e investimeve private si dhe nga mungesa e stimujve fiskal.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, tha ai, duke marrë në analizë zhvillimet më të fundit ekonomike në vend ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.75% ."Kushtet janë të përshtatshme për ta mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit duke sjellë edhe stimujt monetar për përmbushjen e aktiviteteve monetare të vendit. Inflacioni ka qënë 2.5 përqind duke pësuar rënë nga një muaj më parë dhe kushtet e përgjithshme ekonomike ka favorizuar uljen e inflacionit.
"Rritja ekonomike nën potencial do të mbetet faktor kryesor për inflacionin " tha Fullani. Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, theksoi ai, miratoi paketën e masave kredenciale të Bankës së Shqipërisë, që synon nxitjen e kredimit, ndërkohë që pyetjes sesa do të ndikojë kriza qipriote, në ekonominë e keurozonës, Fullani ju përgjigj se "Trojka i ka marrë tani përgjegjësitë. Këtë e tregoi edhe hapja e bankave dje në Greqi, që tregoi se situata ishte pozitive dhe nuk kishte probleme për më gjerë. Në këtë mënyrë mund të them se problemi u lokalizua dhe kriza qipriote nuk do ketë ndikim në Shqipëri".





