Edhe pse i impenjuar maksimalisht si në fushën e lojës ashtu edhe në aktivitete të tjera jashtë saj në të gjithë botën, nuk e pengon David Beckham ti përkushtohet edhe familjes së tij.

Ylli i Paris Saint Germain, bashkëshort i Victoria Beckham dhe baba i katër fëmijëve është parë dje në rrugët e Londrës Perëndimore në shoqërinë e vajzës së tij, Harper.

Vogëlushja, e cila është bërë e famshme për veshjet e saj shik dhe shumë të shtrenjta, së bashku me babain e saj, ka shijuar një shëtitje në këmbë në epiqendrën e Britanisë.

Ata nuk kanë zgjedhur makinat apo eskortat disa-milionëshe por kanë ecur në këmbë.