POLICAN, 27 mars 2013- Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Poliçan, pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se shtetasi Sybi Ahmetbeja u arrestua pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëjetuesja e tij 27-vjeçare, e cila pretendon se 52-vjecari kishte tentuar ta zhvishte në publik.
Sipas dëshmisë së gruas, 52-vjeçari nuk pranonte faktin që ajo kishte vendosur të ndaheshin, dhe për këtë arsye vijonte ta ngacmonte sa herë dilte në rrugë.
Mësohet se 52-vjeçari ishte i martuar dhe kishte kërkuar divorcin nga gruaja e tij, për të bashkëjetuar me 27-vjeçaren, por kjo e fundit kishte kërkuar ta ndërpriste marrëdhënien me të.





