TIRANE, 27 mars 2013– Qeveria shqiptare vendos të përgjysmojë taksën e makinave të përdorura.
Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të transportit të bëjë gati kuadrin ligjor për këtë problem.
“Është krijuar një problem serioz nga përpjekje që ne kemi bërë. I kam studjuar të gjitha taksat e vedneve të tjera dhe nuk kam gjetur që të bëhet një pabarazi, pra taksat e makinave të përdorura do të përgjysmohen” tha Berisha.
Sipas tij, me masat që po merren është treguar se po tejkalohen edhe masat e BE.
“Ne kemi mani të vrapojmë tu dalim edhe objektivave që BE do i arrijë pas dhjetë vjetësh, ne këtë ju jemi do i tejkalojmë, nuk lëviz nga D2, kemi bërë veprim shumë të mirë por nuk mund të penalizojmë qytetarët të cilët, këtu del ai që ka ndihmohet dhe ai që s’ka ndëshkohet, kjo nuk pranohet” tha kryeministri.
Gjithashtu kryeministri Berisha i bëri apel kreut të PS-së Edi Rama të kërkojë falje publike për deklaratat e tij për infermierët.
Sipas tij, Rama ka tejkaluar çdo lloj kufiri elektoral, duke thënë fjalë shumë të pamatura ndaj infermiereve.
“Unë duhet ti kërkoj Ramës të tërheqë fjalët që ka thënë për infermiret. Unë dua të shpreh se në 100 ditë e para të punës sime unë jam frymëzuar nga përkushtimi i punës së tyre. Më të vështirë punën e ka infermierja dhe të lëshosh fjalë të pakontrolluara në adresë të infermiereve është shumë e papranueshme. Ndaj dhe unë i kërkoj në mënyrë të vendosur të kërkojë publikisht të falur. Së pari për kontributin e jashtëzakonshëm që ato japin se Zoti Rama nuk mund të thotë që ka një profesion më të mundimshëm se infermieret dhe së dyti ato janë gra vajza dhe motra dhe s`kisha dëgjuar kurrë ndonjëherë këto deklarata. Të duken spitalet shtëpi publike atëhetë ke rënë në një botë apo në Shqipërinë e gënjeshtrave. Spitale kanë të metat e tyre por në ato spitale bëhet një punë shumë e shkëlqyer dhe atje shpëtohen njerëz. Çfarë do të thoshte ai nëse kryeministri jepte një urdhër që nuk do të lejohej në spital pa shoqërimin e bashkëshortes?” tha Berisha.





