TIRANE, 27 mars 2013– Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu nxiti të rinjtë të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Duke folur në konferencën për arsimin dhe punësimin e të rinjve të organizuar nga Forumi rinor eurosocialist, FRESSH, ambasadori Arvizu e vuri theksin tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme të cilat sipas tij do të bëjnë të mundur kthimin e besimit të të rinjve tek politika

“Mezi po e prisja këtë aktivitet, për të parë se si të rinjtë janë mbledhur bashkë me shoqërinë civile për të hartuar politikat e tyre. Gjatë vizitës së Klinton, e keni ndjekur fjalimin, i kërkoi politikës që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme e të shihen të tilla nga e gjithë bota, në radhë të parë që ju të rinjtë që të keni besim te politika. Zonja Clinton nuk nënkuptoi vetëm zgjedhje për të zgjedhur zgjedhësit, por edhe shtyp të lirë, institucione të pavarura”, tha ambasadori.

Sipas tij, shoqëria civile është element vendimtar për zgjedhjet, pasi dëgjohet zëri i popullit. “Shpreh admirimin tim për shoqërinë civile demokracia e Shqipërisë të jetë më e madhe, përdoreni për të edukuar udhëheqësit që të marrin përsipër çështjet tuaja sikur të ishin të tyret”, tha ambasadori.