ITALI, 27 mars 2013– Policia ka zbuluar një qendër në Novara me flori të vjedhur dhe monedha antike të çmuara.
Në pranga janë vënë 17 persona, të cilët janë italianë, shqiptarë dhe kosovarë.
Janë sekuestruar 16 kg flori dhe të holla prej rreth 2.000.000 €.
Organizata është e përfshirë në "blerje floriri" në pjesën veriore të Italisë, ka zhvilluar veprimtarinë e aktivitetit të mallrave të vjedhura në të gjithë Evropën.
Në këtë aktivitet është përfshirë dhe një prezantues Teleshoping, së bashku me partneren e tij venezueliane.





