KUKËS, 25 mars 2013- Reshjet po kthehen gjithnjë e më tepër në shqetësim për banorët e zonave rurale në qarkun e Kukësit, pasi ato janë bërë shkak për rrëshqitjet e tokës.
Kështu raportohet për rrëshqitje masive të dherave në fshatin Lusën të komunës Ujmisht.
Nga rrëshqitjet në këtë fshat është rrëzuar një stallë bagëtish, duke zënë brenda 66 krerë.
Nga kjo rrëshqitje mësohet se rreziku ka qenë i madh edhe për banorët, sipas të cilëve, “Në këtë zonë ka pasur vazhdimisht fenomene të tilla”.
Ata ndihen të rrezikuar prandaj apelojnë që shteti t’i shpërngulë.
Ndërsa kreu i komunës së Ujmishtit ka kërkuar që në këtë zonë të bëhet një studim për këtë fenomen.





